E ardhmja e Pogbas po mbahet ‘peng’ nga ...!

Futboll

E ardhmja e Pogbas po mbahet ‘peng’ nga ...!

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 16:01
Paul Pogba

Bisedimet midis Paul Pogba dhe Manchester United për një rinovim të kontratës janë pezulluar nga agjenti i tij – sipas AS.

Mino Raiola nuk dëshiron të rihapë asnjë negociatë deri në prill, në të cilën pikë francezi do të jetë vetëm dy muaj larg datës së skadimit të marrëveshjes së tij aktuale.

Agjenti i Pogba nuk dëshiron që mesfushori të nxitojë për një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij mes lidhjeve me Real Madridin, Barcelonën dhe ish-klubin e tij Juventus.

Solskjaer ka folur edhe njëherë për rinovimin e Pogbas, duke mos dhënë ende indikacione të qarta për një rinovim të mundshëm të francezit.

“Bisedimet mes Pogba dhe klubit nuk mund t’i komentoj. Por sigurisht nëse Paul është i lumtur këtu; kjo është e mrekullueshme sepse atëherë ne marrim futbollin më të mirë nga Paul. Ne kemi nevojë që të gjithë të japin gjithçka që kanë”, është shprehur Solskjaer

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat