Alaba e Lucas trimat e Realit, triumfojnë kundër Barcelonës 

Futboll

Alaba e Lucas trimat e Realit, triumfojnë kundër Barcelonës 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 17:15
Alaba e Lucas trimat e Realit, triumfojnë kundër Barcelonës 

Atmosferë drithëruese në “Camp Nou”, 86,422 shikues panë lojë të fortë dhe vetëm një gol mes rivalëve të përjetshëm, Barcelona – Reali.

Futbollistët David Alaba e Lucas vulosin derbin më të madh, duke i dhuruar fitore me rezultat 2:1 Real Madridit.

Në minutën e 32-të, një veprim i shpejt i madrilenëve rezultoi me gol.

Image

Rodrygo pason një top deri të Alaba i cili me zgjuarsi nga rreth 15 metra, në pozitë si anash godet fortë e në shtyllën e dytë  (të majtën) duke shënuar për 0:1.

Në minutën e 90+4, gjithçka merr fund, Lucas thellon epërsinë (0:2) e Realit.

Në minutën e 90+7, Aguero ngushton humbjen në 1:2.

Pas javës së 9-të në kampionatin spanjoll, Reali kryeson me 20 pikë, ndërsa Barcelona është në pozitën e 8-të me 15 sosh. 

Reali ka 6 fitore, 2 barazime e 1 humbje, ndërsa Barcelona pa Lionel Messin nuk është si dikur, ka 4 fitore, 3 barazime e 1 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat