Firmosën letrat e divorcit

Futboll

Firmosën letrat e divorcit

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:31
Firmosën letrat e divorcit

Itali- Prej disa javësh Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë qenë çifti më i përfolur në media dhe jo vetëm. Lajmi se Icardi e kishte tradhtuar Wandën me një modele argjentinase bëri xhiron e botës, por duket se pavarësisht gjithçkaje çifti vendoste t'i jepte një tjetër mundësi njëri-tjetrit duke u ribashkuar sërish.

Icardi nuk i ka ndalur postimet në rrjetet sociale për të treguar se sa shumë e do Wandën, por kjo e fundit nuk kishte bërë asnjë reagim deri më sot.

Në një postim në Intsagram, Wanda ka treguar se si ata të dy ishin në prag divorci por vendosën të hedhin prapa krahëve gjithçka që kishte ndodhur për hir të dashurisë dhe familjes së tyre. Ndërsa vlen të thuhet se tani Wanda i ka bërë 'follow' më në fund Icardit në Instagram.

Fotografitë që kam publikuar muajt e fundit tregojnë se sa mirë dhe sa të lumtur ishim. Nga ajo që ndodhi, u lëndova shumë. Çdo ditë i kërkoja Mauro-s divorcin. Shkuam te avokati.

Për dy ditë Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe ne nënshkruam marrëveshjen. Të nesërmen më shkroi një letër që askush nuk ma kishte shkruar ndonjëherë: ‘Të dhashë gjithçka dhe ti ke gjithçka, shpresoj të jesh e lumtur sepse kjo do të më bënte të lumtur!’ Dhe më pas kuptova diçka: se edhe nëse kam gjithçka, nuk kam asgjë nëse nuk jam me të.

Jam i sigurt se ky moment i keq që po kalojmë do të na forcojë si çift dhe si familje. E rëndësishme është që ne të dy patëm lirinë për t’i dhënë fund historisë sonë 8-vjeçare, por zgjodhëm sërish njëri-tjetrin. Te dua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat