Rekord

Futboll

Rekord

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:55
Rekord

Fitorja 4:0 ndaj Hofenhaimit kishte një kuptim shumë herë më të madh për kapitenin e Bajernit, Manuel Nojer. Portieri gjerman u bë i dyti në historinë e kampionatit që feston një numër kaq të madh fitoresh. Plot 300 herë ka arritur Nojer të shijojë sukseset.

Vetëm legjenda Oliver Kahn ka shijuar më shumë herë, plot 310. Ishportieri i Bajernit luajti nga 1987 deri në 2008 me Karlsruhen dhe më pas me bavarezët duke fituar shumë trofe.

Është vetëm një çështje kohe deri sa Manuel Nojer të arrijë dhe të parakalojë Oliver Kahnin i cili tani është CEO i kampionëve në fuqi pas largimit të Karl Hainc Rumeniges.

REKORDE – Manuel Nojer është me 447 ndeshje në Bundesligë, lojtari më aktiv. Debutimin e tij 35-vjeçari e bëri në 2006 me skuadrën e Shalkes. Kahn arriti kuotën e 300 fitoreve kur kishte luajtur vetëm 542 ndeshje.

Nojer është edhe portieri që ka pësuar më pak gola në Bundesligë. Mesatarja e golave të pësuar nga 35- vjeçari është 0.82, ndërsa ajo e Kahnit ishte 1.04. Nojer pësoi më pak gola se numri i ndeshjeve që luajti për skuadrën e Shalkes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat