Liqeni në Ukrainë 

Futboll

Liqeni në Ukrainë 

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 18:51
Liqeni në Ukrainë 

Liqeni zbarkon në Ukrainë për ndeshjet e ‘Main Round’ të Champions League në futsall. 

Klubi i futsallit Liqeni nga Drenasi zbarkon në shtetin e Ukrainas. Liqeni synon paraqitje sa më të mirë në ndeshjet e Grupit 6-të të Champions League.

“Para pak minutash skuadra ka zbarkuar në aeroportin e qytetit Lviv në Ukrainë për tu nisur menjëherë drejt Ivano-Frankivsk, qyteti nikoqir ku dhe do vendosemi për ndeshjet e grupit 6-të Main Round UEFA Champions League.

Me një mirëseardhje të ngrohtë dhe tejet mikpritëse nga ana e shtetit ukrainas duke vazhduar më tej me organizatorët, ekipi ndihet tejet komod para ndeshjeve në ditët në vazhdim.

Sot skuadra vendoset në Park Hotel në Ivano-Feankivsk për të pushuar nga rruga e gjatë, për të shkelur palestrën qysh nesër në stërvitjen që do e mbajmë në sallën sportive ku dhe i zhvillojmë ndeshjet. 

Pasnesër fillon dhe testi i vërtetë me ndeshjen e parë për ne në kuadër të grupit.-Me plot vetëbesim, angazhim dhe paraqitje solide mëtojmë para vetes për përfaqësim sa më dinjitoz të qytetit të Drenasit dhe jo vetëm”, njofton Liqeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat