Koeman: Ancelotti më dha zemër

Futboll

Koeman: Ancelotti më dha zemër

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 19:04
Koeman: Ancelotti më dha zemër

Carlo Ancelotti i ka dhënë zemër Ronald Koeman pas El Clasico-s dhe trajneri holandez ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me këtë episod.

“Ne trajnerët e kemi të vështirë edhe kur fitojmë, ka presion në çdo nivel, por te skuadrat e mëdha ka më shumë.

Ancelotti e di mirë, si trajner i madh me eksperiencë, e di se cili është roli i tij”, ka thënë Koeman.

“Kemi folur për këtë dhe më ka dhënë zemër. E di mirë se në këto klube, kur gjërat nuk shkojnë siç pritet, ka më shumë presion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat