Wolfsburgu gjen pasuesin e Van Bommelit

Futboll

Wolfsburgu gjen pasuesin e Van Bommelit

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 19:36
Wolfsburgu gjen pasuesin e Van Bommelit

Wolfsburgu gjen pasuesin e Van Bommelit!

Wolfsburgu gjen pasuesin e Mark Van Bommel, ish-mesfushorit holandez i cili u shkarkua pak ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.

Drejtuesit e ujqërve kanë zgjedhur 39-vjeçarin Florian Kohfeltd i cili nga viti 2017 deri në 2021-, deri në fund të sezonit të kaluar drejtoi skuadrën e Werder Bremen me të cilët gjatë kësaj periudhe mori vetëm 50 fitore në 143 ndeshje dhe në edicionin e shkuar nuk arriti të evitonte rrëzimin e bardhëjeshilëve në Bundesligën e 2-të.

Kohfeltd ka firmosur deri në vitin 2023 me Wolfsburgun duke marrë postin e Mark Van Bommel me holandezin që edhe pse e nisi në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon u pushua nga puna pas humbjes ndaj Freiburg duke u bërë trajneri i parë që largohet nga detyra në këtë sezon të Bundesligas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat