Ironia

Futboll

Ironia

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 20:07
Ironia

Jose Mourinho gjithmonë është shquar për batuta si brenda por edhe jashtë fushës së futbollit. Kartoni i kuq që mori në ndeshjen që Roma e tij luajti kundër Atalantës, nuk e kanë penguar portugezin të ironizojë vendimin e arbitrit.

Në profilin e tij, në Instagram, Murinjo ka hedhur një video në të cilën ai shfaqet teksa bërtet nga tribuna duke dhënë udhëzime në minutat e mbetur të ndeshjes me Napolin. Këtë postim ai e ka shoqëruar dhe më një fjali.

“Kur nuk ke biletë dhe dëshpërimisht do të shohësh një ndeshje të bukur futbolli”.

Postimi i 58 vjeçarit bëri namin në Instagram, ku për pak orë kapi mbi 1 milionë shikime. Kot nuk e ka nofkën ‘”The Special One”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat