Bayern punon edhe për të ardhmen

Futboll

Bayern punon edhe për të ardhmen

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 15:24
Bayern punon edhe për të ardhmen

Bayern po kalon një moment mjaft të mirë, duke qenë dominues si në kampionat ashtu dhe në Champions League.

Skuadra e Julian Nagelsmann është në rrugën e mbarë drejt objektivave të vënë, megjithatë te kampionët mendojnë për projekte afatgjata dhe nxitojnë që asgjë të mos u dalë jashtë pritshmërive.

Bayern konsiderohet si një prej skuadrave që bën merkato të zgjuar e në shumë raste të leverdisshme, pa shpenzuar shumë dhe duke sjellë të ardhura për klubin.

Drejtorin sportiv Hasan Salihamixhiq është strategu i bavarezëve, të cilët kanë nisur që tani për të menduar për ekipin e sezonit të ri.

Leroi Sana mund të largohet nga kampionët e Gjermanisë, me një destinacion të mundshëm Anglinë.

Sulmuesi anësor nuk i arrin të shkëlqejë tek Bayern dhe Chelsea mund të përfitojë nga kjo mundësi për të marrë shërbimet e Sane, i cili e njeh mirë kampionatin anglez, ku ka kontriubuar në të shkuarën për ekipin e Manchester City.

Në tratativat për të transferuar Sane në Londër, mund të përfshihet Christian Pulisic. Amerikani ka qenë pjesë e Dortmund dhe nuk përjashtohet mundësia e një këmbimi mes Sane dhe Pulisic, për t’i lënë të gjitha palët të kënaqura.

Preferenca tjetër e bavarezëve është mbrojtësi Sergiño Dest, i cili zgjidhi Barcelonën në verën e vitit 2020 për shifrën e 21 milionë eurove. por, mesa duket drejtuesit e klubit katalanas nuk janë të kënaqur me performancën e mbrojtësit dhe mund të shohin mundësinë për ta larguar, me Bayern që nuk ka hequr dorë nga holandezi dhe do tentojë për një tjetër operacion.

Sipas asaj që raporton Sport Bild, drejtori Salihamidxhiq ka takuar menaxherin Jorge Mendes mesjavën e shkuar për të diskutuar mbi mundësinë e afrimit të 20-vjeçarit të Benfikës Gonçalo Ramos.

Sulmuesi portugez preferohet nga stafi teknik i Bayern dhe drejtori sportiv kanë hedhur piketat e para për një transferim të mundshëm vitin e ardhshëm, megjithatë nuk do të jetë e lehtë për bavarezët, të cilët do të kenë konkurrencë të lartë, për shkak se dhe shumë skuadra të tjera evropiane kërkojnë të kenë shërbimet e sulmuesit 20-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat