Aga zbulon vendimin e Dajës

Futboll

Aga zbulon vendimin e Dajës

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:37
Aga zbulon vendimin e Dajës

Pozitat e Ilir Dajës po lëkunden gjithnjë e më shumë me çdo javë që kalon në Abissnet Superiore.

Partizani është i zhytur në një krizë rezultatesh, nga e cila as derbi nuk e shpëtoi dot. Përkundrazi, dueli me Tiranën i dha edhe një goditje më të fortë.

Në kushtet kur skuadra nuk po i përgjigjet me rezultate, Daja ka vendosur të vërë në dispozicion dorëheqjen e tij te drejtuesit e klubit. Por këta të fundit kanë treguar besimin e palëkundur për trajnerin e tyre, të cilin e duan ta kenë gjatë në pankinën e tyre. Këtë informacion e zbulon gazetari Ylli Aga në emisionin “Skaner” në “MCN TV“.

“Në informacionet që unë kam, Daja ka vënë në dispozicion dorëheqjen te drejtuesit, që është refuzuar”, ka thënë Ylli Aga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat