Alarmohet PSG-ja

Futboll

Alarmohet PSG-ja

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:45
Alarmohet PSG-ja

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe munguan në stërvitjen e Paris Saint-Germainit mëngjesin e së enjtes, vetëm një ditë para ndeshjes kundër Lille të premten në Ligue 1.

Skuadra e Mauricio Pochettinos e pret kampionin në fuqi të Francës në Parc des Princes në Paris, të premten në orën 21:00.

Kylian Mbappe, i cili vuan nga një infeksion, do të mungojë sipas të gjitha gjasave në takimin e nesërmen në ligë.

Por ai nuk ishte i vetmi që mungoi në stërvitjen e së enjtes. Lionel Messi nuk u stërvit po ashtu, por arsyet e mungesës së tij nuk dihen ende.

PSG-ja nuk ka njoftuar ende për mungesën e 34-vjeçarit.

Ndërkohë, PSG-ja do të jetë pa Marcos Verrattin, i cili e lëndoi kofshën, Sergio Ramosin, që është duke i riaftësuar, dhe Leandro Paredes që ka probleme muskulore.

Ndërsa, Achraf Hakimi do të mungojë shkaku i pezullimit me një ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat