Pastorello: Real Madrid është ëndrra e Lukakut

Futboll

Pastorello: Real Madrid është ëndrra e Lukakut

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:52
Federico Pastorello

Agjenti Federico Pastorello ka zbuluar se klienti i tij, Romelu Lukaku ëndërron për kalimin te Real Madrid.

Belgu në verë kaloi te Chelsea nga Inter për 120 milionë euro.

Mirëpo, Pastorello ka zbuluar se Lukaku ëndërron kalimin te Real Madrid, që është ëndërr e futbollistit.

“Gjatë sezonit të fundit te Man United gjithmonë kishte Chelsean në kokë. Real Madrid gjithashtu, duhet ta pranoj. Kjo është një tjetër ëndërr që e imagjinon karrierën”, deklaroi agjenti.

Ndërkohë, Real Madrid nuk ka ndonjë interesim të madh për belgun, ngase ka bërë prioritet blerjen e Kylian Mbappe nga PSG dhe Erling Haaland nga Borussia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat