Allegri nën presion

Futboll

Allegri nën presion

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:01
Allegri nën presion

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është kritikuar nga mediat italiane dhe tashmë ndihet nën presion, pas humbjes së skuadrës së tij kundër Sassuolos të mërkurën.

Juventusi u mposht 2:1 nga Sassuolo në Allianz Stadium të mërkurën, që ishte disfata e tretë në 10 ndeshjet e para në Serie A këtë sezon.

Si pasojë, bardhezinjtë ngelin hiç më pak se 13 pikë mbrapa lideri Milan në renditjen tabelore.

Po ashtu, kjo ishte humbja e dytë në stadiumin e vet këtë sezon për skuadrën e Allegrit.

Allegri shihet si përgjegjësi kryesor i dështimeve të Juventusit këtë sezon, pasi u kthye në klub në verë.

Gazetat kryesore italiane si La Gazzetta dello Sport, Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport, i dhanë notën 5 atij.

Por vlerësimi i punës së tij është më i ashpër sesa vetë nota.

La Gazzetta dello Sport shkroi: “Allegri nuk e kupton se futbolli ka ndryshuar”.

“Ajo që funksiononte mirë në pesë vitet e kaluara, nuk është e mirë më. Juventusi nuk e meritoi humbjen kundër Sassuolos, por ky ekip nuk di si të fitojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat