E ardhmja e Miguel Almiron?

Futboll

E ardhmja e Miguel Almiron?

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:19
E ardhmja e Miguel Almiron?

E ardhmja e Miguel Almiron me shumë mundësi do të jetë larg Newcastle.

27-vjeçari paraguaian, pavarësisht disa viteve si protagonist në Premier League, mund të sakrifikohet nga pronarët e rinj të Magpies.

Kontrata e mesfushorit, i cili është pjesë e klubit anglez nga janari i vitit 2019, kohë kur u transferua nga Atlanta United për 21 milionë paund, përfundon në 2014-ën, por pronarët e rinj mendojnë të bëjnë revolucion në skuadër dhe për këtë arsye në fund të sezonit Almiron do të largohet nga St. James’ Park.

Futbollisti ndiqet me shumë interes nga Elche, por klubi spanjoll për ta afruar futbollistin duhet që më parë të ketë siguruar qëndrimin në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat