Pochettino konfirmon dëmtimin e Messit

Futboll

Pochettino konfirmon dëmtimin e Messit

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:42
Pochettino konfirmon dëmtimin e Messit

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka konfirmuar dëmtimin e sulmuesit argjentinas, Leo Messi.

Messi nuk u stërvit ditën e sotme me ekipin, ndërsa trajneri ka konfirmuar se ka pësuar një dëmtim muskular.

Pochettino gjithashtu ka shtuar se nuk është i sigurtë nëse do të jetë gati për ndeshjen e ditës së nesërme përballe Lille.

“Për Messin, ai u stërvit mirë pas ndeshjes ndaj Marseille. Sot, kishte dhimbje në muskuj.

Ai bëri stërvitje individuale sot. Ne do shohim nëse do mundet të luajë nesër”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat