Shehi, optimist

Futboll

Shehi, optimist

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 11:57
Shehi, optimist

Thomas Bradric e paralajmëroi se nuk firmos as për barazim nesër ndaj Tiranës.

Nuk ka vonuar dhe përgjigjja i ka ardhur nga kolegu bardheblu. Orges Shehi, ka dalë para gazetarëve më i matur, por duke nënvizuar oprimizmim që ka sjellë fitorja e derbit dhe kryesimi i Superiores. Durrsaku i ka dhënë rëndësinë që meriton një klasike e tillë:

“Vijmë pas një fitoreje në derbi, që na jep ndjesi pozitive. Sidoqoftë, tashmë gjithçka kaluar dhe duhet të fokusohemi te ndeshja e nesërme, pasi do të përballemi me një kundërshtar mjaft të fortë.

Vllaznia-Tirana është klasikja e futbollit shqiptar. Do të përballen dy skuadra mjaft të forta, të cilat kanë në organikën e tyre lojtarë që mund të bëjnë diferencën e të dhurojnë spektakël. Do të jetë sfidë shumë e luftuar dhe me rivalitet, ndaj shpresoj t’ia dalim. Mendoj se nuk duhet të jemi të varur nga një individ, pasi kushdo që do të luajë, do të japë maksimumin.

Kemi pasur pak ditë në dispozicion për t’u përgatitur, gëzimi është i madh për fitoren në derbi, por nuk ka vend për eufori. Ka ende shumë javë kampionati për t’u luajtur. Natyrisht, ndaj Vllaznisë do të jetë e vështirë, pasi edhe sezonin e kaluar ky rival garoi për titull, duke dalë i dyti vetëm prej golaverazhit.

Statistikat i përkasin të shkuarës dhe nuk vlejnë në fushë. Edhe para derbit u tha që nuk kemi fituar së fundi, por në fushë morëm tri pikët. Ne jemi skuadër e re, na pret ende shumë punë përpara, por quhemi Tirana, ndaj dihen objektivat.

Shumicën e gjërave dua t’i bëj si në derbi, por jo gjithmonë dalin për mirë. Edhe unë gaboj, ashtu si lojtarët. Duhet të futemi në fushë me përqendrim maksimal dhe ta vlerësojmë kundërshtarin. Në futboll janë shumë të rëndësishme ndeshjet direkte, tregojnë forcën reale të kujtdo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat