E ardhmja e Salahut?

Futboll

E ardhmja e Salahut?

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 15:55
E ardhmja e Salahut?

Liverpooli është duke u munduar t’ia vazhdojë kontratën sa më shpejt të jetë e mundur yllit të tij

Liverpooli po mundohet ta blindojë sa më shpejt të jetë e mundur Mohamed Salahun.

Bisedimet në mes të palëve kanë nisur dhe “Reds” synojnë ta mbyllin çështjen para muajit janar.

Për këtë siguron portali “Football Insider”.

Të Kuqtë do t’ia propozojnë lojtarit në super-formë një kontratë afatgjate.

Ajo aktuale, yllit egjiptian do t’i skadojë në verën e vitit 2023.

Salah nuk e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Anfield Road”, por kërkon rrogë më të lartë.

Ai është sot njëri prej sulmuesve më në formë në futbollin evropian..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat