Leonardo mbron skuadrën

Futboll

Leonardo mbron skuadrën

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 10:23
Leonardo

PSG vijon të marrë rezultate, por jo të luajë bukur dhe pikërisht për këtë arsye kanë vërshuar kritikat nga të katër anët, qoftë për trajnerin Pochettino, qoftë për yjet e shumtë në ekip.

Megjithatë për t’u dalë në mbrojtje, ka menduar drejtori sportiv Leonardo, që ka quajtur të tepruara kritikat ndaj skuadrës dhe ka theksuar se rezultatet janë plotësisht në favor të tyre.

“Më duken të tepërta kritikat për skuadrën, që vazhdon të fitojë, ndonëse me vuajtje. Flisni për trajnerin sikur të kishte nisur punë dje, por ai po bën shumë mirë, pavarësisht disa vështirësive të parashikuara në fillim. Më duket e tepërt të kritikosh emra si Messi, Neymar, Verratti, Di Maria, etj. Llogaritë është mirë t’i bëjmë në fund”, tha braziliani.

Javët e fundit është folur shumë për një interesim të kryeqytetasve për dyshen e Milanit, Kessie dhe Theo Hernandez, me të parin të cilit i skadon kontrata verën e ardhshme.

“Kemi në skuadër lojtarët më të mirë dhe nuk kemi nevojë për përforcime. Nuk kemi kontaktuar me asnjë futbollist, as me ata që përmendni ju. Kemi organikë të plotë dhe shumë shpejt rikthehet edhe Ramos, i cili kishte disa probleme të cilat i dinim që në fillim”, u shpreh Leonardo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat