Ndreu optimist

Futboll

Ndreu optimist

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:13
Ndreu optimist

Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, është optimist se skuadra e tij do të rikthehet te rezultatet pozitive. Krutanët luajnë ndaj kampionëve në fuqi të Teutës të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

“Në përgjithësi kemi zhvilluar ndeshje të mira, por edhe ndeshja e shkuar me Laçin ishte shumë e mirë, pavarësisht se humbëm. U kam bërë të ditur lojtarëve në çdo prag ndeshjeje se duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi nuk është koha e lojërave të bukura për momentin.

Është koha që të marrim pikë. Ndoshta duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të mos pësuar gol, që edhe në ndeshje me Laçin në një moment ishte një vendosje e gabuar e mesfushorit që nuk e mbylli pas shpine dhe na shënuan. Raste të tjera nuk kishte”, ka thënë fillimisht Ndreu për “Panorama Sport”. Më pas foli për ndeshjen me durrsakët.

“Ndeshja me Teutën merr një rëndësi të veçantë, pasi është ekip shumë i mirë, është skuadër që do vlerësim maksimal. Është ekip që në dy-tri vitet e fundit ka qenë në krye të tabelës. Lojtarët e kuptojnë që kemi përpara një kundërshtar shumë të mirë.

Duhet të jemi të kujdesshëm në të gjitha veprimet dhe të krijojmë ide të qarta në kokë që ne do të hyjmë në fushë minimumi të mos dalim pa pikë, pasi i kemi të gjitha mundësitë”, deklaroi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat