Interi me ndryshime të vogla

Futboll

Interi me ndryshime të vogla

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:42
Interi me ndryshime të vogla

Do të startojë në orën 12:30, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, sfida Inter-Udineze, e vlefshme për javën e 11-të në Serinë A italiane.

Skuadra zikaltër kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive pas asaj fitoreje ndaj Empolit dhe tani dëshiron me çdo kusht suksesin ndaj Udinezes, e cila vjen me një sesi të gjatë të ecurisë negative, por edhe për faktin se ndodhet ende larg vendit të parë.

FORMACIONET ZYRTARE –

INTER – (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, Ranokia, Bastoni; Dumfris, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perisiç; Korrea, Xheko. Trajner: Simone Inzagi.

UDINEZE – (3-5-2): Silvestri; Bekao, Nujtik, Samir; Molina, Perejra, Jajalo, Makengo, Striger Larsen; Sukes, Beto. Trajner: Luka Goti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat