Spikat derbi bask

Futboll

Spikat derbi bask

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:43
Spikat derbi bask

E diela e futbollit në Supersport vjen me të tjera takime intriguese nga ligat më të rëndësishme europiane që ngjallin interes të madh për shikuesit. Vëmendjen më të madhe e merr padiskutim derbi bask mes Real Sociedad dhe Athletic Bilbaos që do të luhet në mbrëmje, sfidë e vlefshme për javën e 12-të të La Ligas. Skuadra nga San Sebastian e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer dhe pavarsisht mungesave të shumta nga dëmtimet do të tentojë fitoren e radhës për të rimarrë kreun e renditjes të vetëm.

Bilbao deri tani ka patur një sezon me ulje-ngritje por me një trajner si Marcelino në krah skuadra nga San Mames duhet vlerësuar maksimalisht dhe nuk duhet marë lehtë nga Sociedadi. Në orën 16:15 do të zbresë në fushë Atletico Madrid që ka një ndeshje jo të thjeshtë përballë Real Betis të Manuel Pellegrinit.

Pas barazimit ndaj Levantes, Los Colchoneros do të provojnë të bëjnë gjithçka në mënyrë perfekte për t’u rikthyer te fitorja në kampionat dhe për të mos humbur trenin e kreut. Në Premier League në orën 15:00 do të zbresë në fushë Leeds United i Marcelo Bielsas që do të sfidojë në transfertë “kanarinat” e Norëich në një përballje direkte për mbijetesën.

Në orën 17:30 do të jetë radha e Aston Villas që do të presë në shtëpi Ëest Ham në një sfidë ku miqtë janë disi më favoritë. Në Francë tërheq interes takimi i mbrëmjes mes Clermont dhe Marseille me skuadrën e Sampaolit që do të tentojë maksimumin e pikëve përballë ekipit të Elbasan Rashanit. 

Ndërkohë në Supersport nga kampionati gjerman do të keni mundësi të ndiqni dy sfida të tjera siç janë Augsburg-Shtuttgart dhe Mgladbach-Bochum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat