Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, është subjekt i interesimit nga Paris Saint-Germain, raporton “Le 10 Sport.”
Gjigantët francezë janë të etur për të nënshkruar me 28-vjeçarin si një lojtar i lirë kur kontrata e tij aktuale me “Neroazzurrët” të skadojë verën e ardhshme, përcjellë KosovaPress.
Megjithatë, Interi ende shpreson ta vazhdojë kontratën me Brozovicin me kushte të reja.
Pasi ai vazhdon të luajë një rol kyç në skuadrën e Simeone Inzaghit.