Shala më i miri

Futboll

Shala më i miri

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:58
Shala më i miri

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të ndajë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 12-të në Superligë është shpallur futbollisti i Ulpianës, Ardi Shala..

Mesfushori i skuadrës lipjanase dha kontribut të madh në triumfin e skuadrës së tij ndaj Ballkanit që deri para kësaj xhiroje ishte lider në renditje.

Shala fillimisht shënoi autogol, por në fund u bë hero i ndeshjes, duke e shënuar golin e fitores për skuadrën e tij, në kohën shtesë.

Kjo fitore e nxori Ulpianën nga zona e kuqe në Superligë

Çmimin “Ylli i javës” për mesfushorin e Ulpianës e ndau Naim Zeqiri, menaxher i degës së BKT në Lipjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat