Antonio Conte ka ndryshuar planet e Tottenham dhe më saktësisht ato të Harry Kane.
Sulmuesi anglez, prej kohësh në qendër të zërave të merkatos, duket se ka vendosur të qëndrojë te Spurs. Pasi ka qenë shumë afër transferimit te Manchester City, sulmuesi duket se ka mbetur shumë i kënaqur nga ardhja e trajnerit italian në drejtim të skuadrës.
Sipas The Sun, Kane mendon se Tottenham do të mund të luftojë për titullin në Premier League dhe në Champions falë Conte-s.
Kane ka thënë gjithmonë se nuk do të kishte probleme të qëndronte te Spurs, nëse do të ndërtohej një skuadër e nivelit të lartë. Ish-trajneri i Inter-it është një garanci për këtë.