Mbron gjyqtarët

Futboll

Mbron gjyqtarët

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:56
Mbron gjyqtarët

Bashkë me trajnerin Jose Mourinho, në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Bodo/Glimt ka dalë edhe sulmuesi i Romës, Tammy Abraham.

Ai komentoi situatën e keqe që po kalon, vendimet e arbitrave kundër Romës, si dhe tregoi se sa shumë i dashuruar është me ekipin.

“Në futboll ndodh që të ketë ulje-ngritje, momente të mira apo të këqija.

Një lojtar i kalibrit tim tani duhet të demonstrojë lidershipin e tij dhe të ndihmojë ekipin. Të gjithë duan të fitojnë gjithmonë, por ndodh që të kalohen edhe momente të vështira dhe unë duhet t’i kapërcej këto”.

“Për arbitrat them se kanë shumë presion në këtë kampionat dhe të bësh gabime është diçka njerëzore. Nuk do të doja kurrë të merreshin vendime të gabuara ndaj ndesh, por ja që ndodh”.

“Gjërat janë duke u rregulluar. Kam pasur disa probleme, por dua të jem gjithmonë aty për të ndihmuar ekipin. Nuk më pëlqen të kem justifikime, besoj është e qartë se do të luaja gjithmonë duke dhënë maksimumin. Unë u dashurova me Romën që në ditët e parë dhe mendoj se kjo gjë mund të shihet. Unë dua të shpërblej besimin që tifozët më kanë dhënë me paraqitjet e mia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat