Reali ka një problem

Futboll

Reali ka një problem

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:24
Reali ka një problem

Reali i Madridit ka një problem serioz me Eden Hazardin, i cili nuk po përshtatet në planet e Carlo Ancelottit dhe merr një pagë jashtëzakonisht të lartë. Florentino Pérez e ka humbur durimin prej kohësh, madje gjatë verës tentoi ta shiste, por nuk ka pasur të interesuar për lojtarin belg. Meqë ishte e pamundur blerja e Kylian Mbappesë, nuk iu duk ide e keqe t’i jepte një mundësi të re belgut dhe të shihte nëse me teknikun italian do të zgjohej.

Por nuk ndodhi asgjë në favor të lojtarit. Numri 7 vijon të vuajë nga dëmtimet dhe niveli i performancave të tij mbetet i ulët. Për këtë arsye, ka humbur vendin në njëmbëdhjetëshen titullare, kjo edhe për shkak të formës që po shfaq Vinicius Junior.

Tashmë pa mburojën e Zinedine Zidane, ish-lojtari i Chelsea-t është në një situatë shumë komplekse. Në “Santiago Bernabeu” shpresojnë ta heqin qafe dhe sa më shpejt aq më mirë, megjithëse janë të vetëdijshëm që rikuperimi milionave që kanë paguar për të është i pamundur.

Problemi është se asnjë ekip nuk është i interesuar për futbollistin që deri vonë konsiderohej lojtari më i mirë në Premier League-s.

Klubi “merengues” do ta lejonte shitjen e Hazardit edhe për një shumë relativisht të ulët, por tentativat për t’u çliruar prej tij kanë qenë të padobishme.

Manchester United apo Bayerni, që dikur e kërkonin, e kanë refuzuar Hazardin, pas “ofertës” së Realit. Të njëjtën përgjigje kanë dhënë edhe Newcastle United dhe Paris Saint-Germain, madje parizienëve u është ofruar shkëmbimi mes Eden dhe Mbappésë, kuptohet plus një shumë të madhe parash, disa muaj më parë.

Në fakt, ekziston një skuadër që mund të rehabilitojë lojtarin belg, tashmë 30 vjeç. Bëhet fjalë për Juventusin, që do ta mirëpriste huazimin e tij, për të mbuluar disi boshllëkun e krijuar nga shitja e Ronaldos te Manchester United.

Hazard e sheh pozitivisht këtë lëvizje, por kuptohet që nuk ka mundësi të tjera zgjedhjeje, pasi është refuzuar nga katër skuadra gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat