Immobile është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Lazio

Futboll

Immobile është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Lazio

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 11:39
Immobile është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Lazio

Sulmuesi Ciro Immobile është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Lazio, pasi që ishte protagonist me gola në barazimin e mbrëmshëm me rezultat 2:2 kundër Marseille.

Sulmuesi italian tejkaloi Silvio Piolan, duke e shënuar golin e tij të 160 në të gjitha garat për Lazion në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Marseille, e vlefshme kjo për Ligën e Evropës.

Immobile përfitoi nga një gabim i mbrojtësit kundërshtarë William Saliba, ku shënoi në minutën e 49’ për ta kaluar Lazion në epërsi prej 2:1 në stadiumin “Velodrome”.

Ciro Immobile i është bashkuar skuadrës së Lazios në vitin 2016, dhe deri tani ka bërë 233 paraqitje për klubin, ku shumicën e golave që ka shënuar kanë qenë me këmbën e tij të djathtë, gjithsej 125 sosh.

Më shumë se çereku i këtyre golave, respektivisht 44 sosh kanë ardhur nga penalltia, kurse vetëm tetë gola ka arritur t’i shënojë jashtë zonës së 16 metërshit.

Skuadra favorite e Immobiles në fanellën e Lazios ka qenë Sampdoria, ndaj të cilës sulmuesi italian ka shënuar 10 gola në nëntë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat