Gati rinovimin

Futboll

Gati rinovimin

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:45
Gati rinovimin

Milani dhe Stefano Pioli po diskutojnë rinovimin e kontratës.

Puna e mirë që ka bërë trajneri gjatë muajve të fundit do të vlerësohet sërish nga drejtuesit e klubit kuqezi me Maldinin dhe Massaran që i kanë ofruar Piolit zgjatjen e marrëveshjes aktuale.

Kontrata e Piolit skadon në fund të këtij sezoni pikërisht në verën e vitit 2022, por në të ekziston një klauzolë për zgjatjen edhe me një vit deri në 2023-in me një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon.

Zgjatja deri në 2023-ën është pak për një trajner si Pioli i cili në këto dy vitet e fundit ka rikthyer Milanin në nivelet më të larta dhe për këtë arsye drejtuesit po mendojnë ta zgjasin me më shumë vite kontratën aktuale dhe Piolit t’i ofrohet një pagë dukshëm më e lartë se ajo aktualja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat