Ilir Camaj si stuhi! Shqiptarët festojnë, shokojnë Buduçnostin në Podgoricë 

Futboll

Ilir Camaj si stuhi! Shqiptarët festojnë, shokojnë Buduçnostin në Podgoricë 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 19:24
Ilir Camaj si stuhi! Shqiptarët festojnë, shokojnë Buduçnostin në Podgoricë 

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, shokon ekipin me renome Buduçnostin në Podgoricë, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 14-të të elitës së futbollit malazez.

Kur luhet me zemër arrihet edhe fitorja. Tre pikë domethënëse për Deçiqin, e cila ekip renditet në pozitën e tretë me 22 pikë, ka 14 me pak se lideri Sutjeska e Nikshiqit dhe dy se Buduçnosti. 

Futbollistët Ilir Camaj (si stuhi) e Drashko Bozhoviq, shënuan për fitoren e madhe.

Image

Ilir Camaj

“Një ndeshje shumë më dinamike u pa në Podgoricë, me shumë raste, sidomos për Buduçnostin në pjesën e parë (Razhnatoviç dhe Gjukanoviq kishin raste të mira).

Nga ana tjetër, tuzjanët e shfrytëzuan rastin dhe kalojnë të pari në epërsi, kundërsulm, asistim i Peshukiç deri te Ilir Camaj, i cili realizoi në minutën e 56-të.

Buduçnosti bëri presion, pati raste të mira me Kordiqin dhe Mrvaleviqin dhe arriti barazimin tetë minuta para fundit të sfidës.

Kapiteni Vasilije Terziq e hodhi topin në zonën e rreptësisë dhe Shaleta Kordiq me kokë e ‘thyen’ portierin Popoviq.
Skuadra e Aleksandër Nedoviqit nxitoi për fitore, por u ndëshkua. Bozhoviq shpërtheu në anën e majtë te portierit Pavliçiq dhe më pas nga një pozicion jo aq i lehtë arriti të  fus topin në portë për të siguruar fitoren e madhe të tuzjanëve”, shkruan mes të tjera media malazeze “Vijesti”.

Lojtarët e Deçiqit, me presidentin Pal Dreshaj, festojnë fitoren e madhe ndaj kampionit në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat