Pas fitores së Gostivarit ndaj Voska Sport, trajneri Topçiu me një mesazh

Futboll

Pas fitores së Gostivarit ndaj Voska Sport, trajneri Topçiu me një mesazh

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:39
Pas fitores së Gostivarit ndaj Voska Sport, trajneri Topçiu me një mesazh

Trajneri i Gostivarit Birol Topçiu ka deklaruar se është shumë i kënaqur me fitoren (0-1) ndaj Voskës si mysafir. Ai i ka thënë gazetarit Reshat Ibraimi se kjo fitore është meritë e futbollistëve të tij.

“Urime futbollistëve. Vullneti dhe lufta e tyre bënë që ne të fitojmë tre pikë të rëndësishme në duelin kundër Voska Sport. Bëmë një paraqitje shumë të mirë në aspektin taktik dhe psikik. Dhe,, në fund e merituam fitoren”, tha Topciu për gazetarin Reshat Ibraimi.

Ai ka zbuluar se cka ju ka thënë futbollistëve para se të dalin në terrenin e blertë.

“Ju thash lojtarëve të mi që mos të përsërisin lojën sikur me Vardarin. Kam besim tek ju, dilni në fushë dhe luani sikur në ndeshjet e kaluara”, tha Topciu.

Kujtojmë se, golin e fitores së madhe e shënoi Ron Sinani në minutën e 58-të të takimit.

pas  këtij triumfi, Gostivari renditet i pesti në tabelë me 12 pikë, në dhjetë ndeshje. Ndeshjet tjera të kësaj jave do të luhen nesër (ora 13:00), ndërsa takohen: Sileks-Kadino, Vardar-Korabi, Besa-Ohrid dhe Veleshta-Teteks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat