Shpërthen pas barazimit

Futboll

Shpërthen pas barazimit

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:44
Shpërthen pas barazimit

Chelsea ngeci dje në një barazim shtëpiak 1-1 me Burnley.

Kampionët në fuqi të Evropës, njëkohësisht ekipi që kryeson Premier League, dominuan, krijuan raste pafund, por shpërdoruan raste.

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel nuk e fsheh zhgënjimin e tij në deklaratën e dhëna pas hapit fals në “Stamford Bridge”.

“Jo më kot e adhurojmë futbollin, ndeshja e sotme është rasti perfekt, pasi një skuadër mund të rrëmbejë pikën nëse skuadra tjetër harron të shënojë golat që meriton”.

“Zhvilluam një ndeshje fantastike, kështu që është normale të jem i mërzitur për barazimin. Nëse do ta luanim këtë ndeshje edhe 100 herë të tjera, do të fitonim 99 prej tyre”.

“Gjithsesi, fajin e kemi vetë, krijuam raste pafund dhe duhet të kishim shënuar gola të tjerë. Ua thjeshtuam, ata filluan të besonin se mund të na rrëmbenin një pikë, kështu ndodhi”, deklaroi trajneri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat