Dritë në fund të tunelit

Futboll

Dritë në fund të tunelit

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:07
Dritë në fund të tunelit

Pas 9 muajsh pezullim për shkak të dopingut, portieri kamerunas Andre Onana rikthehet të grumbullohet me Ajax dhe shkak është bërë një emergjencë portierësh për trajnerin Ten Hag, që ka momentalisht në dispozicion vetëm Remko Pasveer.

Gardiani 25-vjeçar është në muajt e fundit të kontratës me holandezët dhe ka refuzuar rinovimin, ndaj fillimisht ishte menduar që të lihej te skuadra e të rinjve deri në fund të sezonit, por emergjenca bëri që Ten Hag ta marrë në pankinë.

Më 5 shkurt të vitit të kaluar, Onana rezultoi pozitiv ndaj substancës “furosemid”, të cilën e kishte marrë duke ngatërruar ilaçet e tij me të gruas dhe pavarësisht besimit të mirë, UEFA e dënoi me 9 muaj pezullim nga aktiviteti.

Gardiani 26-vjeçar është lidhur me një kalim te Interi, pasi në Holandë janë të bindur që ka firmosur tashmë me zikaltrit dhe do të transferohet në fund të sezonit, ku pritet të marrë vendin e Handanovic, që me 37 vite mbi supe po mendon tërheqjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat