Lëndohet, në dyshim për Kosovën

Futboll

Lëndohet, në dyshim për Kosovën

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 13:19
Lëndohet, në dyshim për Kosovën

Sulmuesi i Konyasporti, Zymer Bytyqi është lënduar në ndeshjen ndaj Goztepes.

Bytyqi u lëndua ende pa përfunduar pjesa e parë dhe u detyrua ta linte fushën e lojës, ku në vend të tij u inkuadra Michalak.

Ai është pjesë e grumbullimit dhe në rast që lëndimi është më i rëndë, nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kosovën , shkruan Insporti.

Në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje, atë ndaj Greqisë, me datë 14 nëntor dhe miqësoren ndaj Jordanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat