Kryetrajneri i Prishtinës: Përgjegjësinë maksimale e marr unë

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Përgjegjësinë maksimale e marr unë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 15:56
Kryetrajneri i Prishtinës: Përgjegjësinë maksimale e marr unë

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka marrë përgjegjësinë për barazimin në derbin ndaj Gjilanit, 1:1.

“Dy pikë të humbuara. Ishim në avantazh, kishim një futbollist më tepër dhe çfarëdo që themi, nuk e arsyeton.

Ky rezultat është i barabartë me humbje. Kishim epërsinë numerike dhe u ndëshkuam.

Kemi mundur të evitojmë penalltinë.

Përgjegjësinë maksimale e marr unë, pasi ndoshta nuk po arrij të motivoj ekipin më shumë.

Duhet të luajmë me përgjegjësi, me karakter, me personalitet, pasi nuk jemi aty ku duhet. Duke marrë parasysh ndeshjet që kanë ngelur, jemi në objektiv pasi nuk është diferenca e madhe me pozitën e parë”, deklaroi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat