Kushti i Ronaldos

Futboll

Kushti i Ronaldos

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:31
Kushti i Ronaldos

Cristiano Ronaldo bëri bujë me rikthimin e tij në Manchester United në verë, 12 vite pasi ishte larguar. Megjithatë, ky rikthim mund të mos zgjasë aq sa “Djajtë e Kuq” mendonin.

Manchester United momentalisht është në krizë të rezultateve, e që ka bërë që të mos jenë në garë për titullin e Premierligës, duke e brengosur edhe Ronaldon.

Në rast dështimi dhe moskualifikimi në Champions League edicionin e ardhshëm, largimi i Ronaldos mund të ndodhë.

Sipas mediumit britanik, Express, Ronaldo pritet të largohet nga klubi nëse nuk ndryshohet situata.

Sulmuesi portugez është i etur për sukses, edhe individualisht edhe kolektivisht dhe nuk është i gatshëm të qëndrojë te një ekip ku pritshmëritë dhe niveli nuk është i njëjtë me të tijin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat