Kujdes me Paçaradën!

Futboll

Kujdes me Paçaradën!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 18:32
Kujdes me Paçaradën!

Nuk ka nevojë askush që të prezantojë se kush është Leart Paçarada.

Rezultatet dhe lojërat e tija janë prezantuesi më i miri i tij!

Mediat e njohura gjermane (me miliona kopje të tirazhit) e vlerësuan dhe e lartësuan në vazhdimësi në muajit e fundit.

Faqja e specializuar për statistika “Sofascoce”, pothuajse në vazhdimësi me nota të larta (9.0, 8.2, 8.0, 7.4) për mbrojtësin nga Kosova.

Paçarada është prej futbollistëve më të mirë tek St. Pauli. St. Pauli nuk lufton për mbijetesë por për të rikthyer në Bundesliga I pas një kohe.

St. Pauli sot është lider në Bundesliga II, duke tubuar 26 pikë, ka një më shumë se Regensburg pas 12 jave.
St. Pauli është ekip nga Hamburgu dhe me traditë.

I gjithë opinioni e di pse u largua Paçarada nga Kombëtarja e Kosovës. 

Ai u largua për shkak të Bernard Challandesit. 

Paçarada kishte deklaruar, se sa të është Challandes, nuk do të paraqitet për Kosovën. 

Challandes u largua, por trajneri i përkohshëm nga Sllovenia, Primozh Gliha, nuk e pa të arsyeshme të thërras Paçaradën, i cili është në formën më të mirë.

Për Paçaradën jo vetëm opinioni gjerman është i njohur për lojërat e tij. 

Kosovë, kujdes me lojtar më në formë!

Paçarada nuk u ftua, një mbrojtës që po tregon formën më të mirë.

Një profil si Paçarada i mungon Kosovës, një lojtar që luan me këmbën e majtë si askush tjetër! 

Fundja, Kosovë, kujdes me lojtar që janë aset i yt, mos i përbuz!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat