Anulohet intervista e Pique

Futboll

Anulohet intervista e Pique

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 12:04
Anulohet intervista e Pique

Xavi Hernandez ka zbarkuar në Barcelonë dhe menjëherë ka bërë të ditur rregullat strikte që do të vendosen.

Në deklaratën e tij gjatë prezantimit ai e theksoi qartë: “Duhet të vendosim rregull sepse kur ka pasur, kemi bërë mirë”, tha ai.

Implikimi i parë i këtyre rregullave nuk vonoi shumë dhe siç raportohet nga Juanma Castano është anuluar intervista e Pique që kishte planifikuar të jepte në programen “El Hormiguero” javën e ardhshme.

Xavi dëshiron të çrrënjosë mundësinë që lojtarët t’i kushtojnë vëmendje gjerave të tjera përvec Barcelonës dhe të ardhmens së tyre të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat