Alves rikthehet te Barcelona?

Futboll

Alves rikthehet te Barcelona?

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 15:15
Alves rikthehet te Barcelona

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, mesa duket do të rikthehet në Barcelonë.

Sipas medieve spanjolle, trajneri i ri Barcelonës, Xavi ka thënë “po”, për transferimin e Alvesit.

Xavi beson se Alves është akoma në formë të mirë fizike, dhe do të mund ta ndihmonte repartin e mbrojtjes në krahun e djathë.

Alves është momentalisht futbollistë i lirë pasi muaj më parë ndërpreu kontratën e tij me Sao Pauolon.

Mbrojtësi prej kohësh ka nisur bisedimet me drejtuesit e Barcelonës për një rikthim të mundshëm, dhe duket se një gjë e tillë do të ndodhë.

Marrëveshja thuhet se është shumë afër të ndodhë, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.

Kështu 38-vjeçari, pritet të rikthehet sërish në klubin ku fitoi gjithçka çka mund të fitohet në nivel klubesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat