Interi arrin marrëveshjen

Futboll

Interi arrin marrëveshjen

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 16:58
Interi arrin marrëveshjen

Interi e di mirë se mes shtyllave nuk mund të mbështetet më te kapiteni Samir Handanoviç, për shkak të 37 viteve mbi supet e tij. Për këtë motiv prej kohësh është vënë në ndjekje të Andre Onanës, portierit të Ajaksit, që monitorohet nga Marota që në merkaton që lamë pas.

Kamerunasi, i cili nuk kishte luajtur prej 9 muajsh për shkak të pezullimit për thyerje disipline në Holandë, ka një kontratë që skadon në qershor 2022 dhe qysh në janar mund të nisë bisedimet për të gjetur një klub të ri.

Sipas “Tuttosport”, e ardhmja e 25-vjeçarit nuk është më enigmë dhe është pikërisht Interi klubi i ardhshëm i karrierës së tij.

Zikaltrit dhe gardiani kanë mes tyre një akord verbal, për një kontratë 4- vjeçare, gjatë së cilës Onana do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, me transferimin e tij në verë në Milano.

Përveç moshës e paraqitjeve të mira me fanellën e holandezëve dhe kombëtares, në favor të italianëve është edhe afrimi i tij me parametër zero, por Marota nuk ka hequr ende dorë nga ideja për ta sjellë në janar, gjithmonë pa shpenzuar.

Me zbardhjen e vendimit të mjekëve për Kristian Eriksenin, danezi që do ta shikonte me sy të mirë rikthimin tek Ajaksi ku nuk përbën problem defibrilatori në zemër, mund të përdorej për t’u shkëmbyer me portierin, duke realizuar kështu një goditje që do t’i kënaqte të gjitha palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat