Fakaj: U kthyem para viteve të 90-ta

Futboll

Fakaj: U kthyem para viteve të 90-ta

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:24
Fakaj: U kthyem para viteve të 90-ta

Ish-futbollisti i Kombëtares, Ervin Fakaj e cilësoi si të pajustifikueshme humbjen e Shqipërisë ndaj Anglisë duke u shprehur se e sotmja e ktheu pas në vitet 90-të kur ekipi shqiptar nuk ekzistonte fare.

“Besoj se u prish imazhi i Kombëtares. Në ëndrrën më të bukur të ndonjë shqiptari askush se besonte se do bënim namin. Në përgjithësi pritëm të shkonim në Londër të luanim me dinjitet pas disa eliminatoreve të kënaqshme.

Ekip i shpërbërë në çdo lloj detaji, kisha kohë pa e parë Shqipërinë kështu, ka pasur ndeshje të caktuara të para viteve 90 kur ekipi shqiptar nuk ekzistonte fare.

Kjo ishte keqardhja ime më e madhe që të humbje me Anglinë mund të jetë deri dikur normale. Ne nuk ishim inferiore, po ishim inekzistent në këtë sfidë”, u shpreh Fakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat