Dështimi i Suedisë

Futboll

Dështimi i Suedisë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:49
Dështimi i Suedisë

Suedia kreu “vetëvrasje” ditën e djeshme. Humbja 2-0 në Gjeorgji i kushtoi vendin e parë në grupin B, aty ku është ngjitur Spanja me 16 pikë.

Një pikë më pak kanë vikingët, të cilëve u nevojitet fitorja në takimin e fundit përballë djemve të Luis Enriques, që luhet më 14 nëntor në Sevilla.

Zlatan Ibrahimoviç bën autokritikë në prononcimin për mediet, ku ndër të tjera tha: “Më mungoi qartësia përpara portës kundërshtare.

Më mungon ritmi i ndeshjeve, kam nevojë të luaj sa më shumë. Sa më shumë luaj, që më mirë ndihem. Të shohim se çfarë planesh ka trajneri Andersson.

Nëse më do në fushë kundër Spanjës, unë do të jem gati. Mentaliteti im është që të jem gati në çdo moment”.

Ylli i Milanit ndalet edhe te Spanja, kundërshtari i radhës. “Ata janë një kombëtare e mirë, e pamë si luajtën në Nations League ndaj Italisë dhe Francës, transmeton SS.

Nuk është sekret mënyra se si luajnë. Suedia duhet të bëjë të njëjtën gjë që bëri në ndeshjen e parë, duhet të besojmë te fitorja, aspekti mental është shumë i rëndësishëm”, deklaroi Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat