Mancini, optimist

Futboll

Mancini, optimist

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 11:09

Italia është përballur mbrëmë me Zvicrën. Kombëtarja e Italisë nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Zvicrën.

Italia zë vendin e parë në grupin C falë golaverazhit më të mirë se Zvicra që kanë pikë të barabarta, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes përkundër barazimit, Roberto Mancini është shprehur optimist se Italia do të kalojë tutje.

“Është e komplikuar, por ne jemi dy gola përpara”.

“Duhet të shkojmë atje, të përpiqemi të luajmë lojën tonë dhe të fitojmë ndaj Irlandës së Veriut dhe të shpresojmë që Bullgaria të ketë një lojë të mirë ndaj Zvicrës”.

“Ne duhet të luajmë lojën tonë dhe të fitojmë, kjo është detyra jonë. Tani për tani, ne duhet të rikuperojmë energjinë tonë, ishte një lojë shumë e vështirë”.

“Duhet të kemi besim, edhe kur gjërat duket se nuk shkojnë mirë, ato mund të ndryshojnë”.

“Ekipi gjithmonë përpiqet të bëjë më të mirën, në disa momente të sezonit lojtarët luftojnë më shumë dhe dëmtimet e shumta e tregojnë këtë”.

“Dy gola janë dy gola; nuk duken asgjë, por janë dy gola… dhe kush thotë se Bullgaria nuk mund të marrë rezultat pozitiv? Jemi pak përpara, tani po mendojmë të fitojmë me Irlandën e Veriut”.

Mancini pranoi se skuadra është e zhgënjyer, por theksoi se është i sigurt se ekipi i tij do të kualifikohet në Kupën e Botës 2022.

“Atyre u vjen keq, është normale, dhe më pas një penallti si ajo në minutën e 90-të, është e qartë se atyre u vjen keq, por asgjë nuk mund të bëhet tani”.

“Ne do të arrijmë në Kupën e Botës, jam i sigurt”, tha Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat