Collina jep mendimin e tij për VAR

Futboll

Collina jep mendimin e tij për VAR

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 11:48
Collina jep mendimin e tij për VAR

Pierluigi Collina, ish-arbitri i famshëm italian i njohur edhe si një nga më të mirët që bota e sportit ka njohur në këtë profesion, së fundmi ka folur mbi sistemin VAR.

Teknologjia në fushë vazhdon ende të shkaktojë polemika, teksa Collina e cilëson atë si një fëmijë që ka mësuar të ecë, por jo të vrapojë duke theksuar se ka ende shumë rrugë për t’u përmirësuar.

“Gjykimi im mbi VAR-in është shumë pozitiv, por sigurisht do të duhet ende shumë për t’u përmirësuar.

Aktualisht VAR është si një fëmijë që ka mësuar të ecë, por jo të vrapojë. Gabohet kur bëhen krahasime dhe thuhet se në Itali VAR përdoret më shumë.

Prekjet e topit me dorë në zonë? Nëse ne do të akordonim vetëm ato që preken në mënyrë vullnetare, atëherë penalltitë do të ishin shumë pak. Asnjë futbollist nuk e prek qëllimisht topin me dorë në zonë, por faji nis në momentin kur krahu është në një pozicion që nuk e justifikon lëvizjen e lojtarit”, u shpreh Collina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat