Shqipëria U-19 shmang humbjen përballë Serbisë

Futboll

Shqipëria U-19 shmang humbjen përballë Serbisë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 16:01
Shqipëria U-19 shmang humbjen përballë Serbisë

Kombëtarja e 19-vjeçarëve ka marrë një barazim heroik 2-2 përballë Serbisë duke marrë pikën e parë në Grupin 7 ku bëjnë pjesë dhe Franca me Maqedoninë e Veriut.

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga kuqezinjtë si në raste dhe në lojë, por ajo që i mungoi skuadrës së Cungut ishte saktësia. Serbët kaluan dy herë në avantazh me Mitjulikiç dhe Lazetiç, por përmbysja e madhe erdhi në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Panorama Sport.

Fillimisht ishte kapiteni Toçi që humbi një 11-metërsh në minutën e 84-ët, por Nerguti ngushtoi diferencën me një goditje me kokë vetëm 3 minuta më vonë. Në minutën e 87-të, Kristian Shpendi i ardhur nga stoli vendos baraspeshën duke çuar në delir kuqezinjtë.

Por vetëm kaq, pasi pjesa e mbetur e lojës ishte pa shumë histori. Kuqezinjtë marrin pikën e parë në grup përballë një kundërshtari të vështirë, ndërsa 3 ditë më vonë, do të ndeshen me Maqedoninë  e Veriut po në “Elbasan Arena” duke tentuar të marrin fitoren e parë.

SERBI U19-SHQIPËRI U19 2-2

N. Mitjulikiç 42′, Lazetiç 77′ / Nërguti 84′ , Shpendi 87′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat