United shpreson

Futboll

United shpreson

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:22

Zhvillime interesante në lidhje me Manchester Utd.

Emri më i përfolur është i Zinedine Zidane.

Manchester United është duke i shtuar përpjekjet për të marr në radhët e veta ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, raporton “The Times”.

“Djajtë e Kuq” po punojnë për të bindur francezin që të zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin, i cili është nën presion të madh pas një fillimi të dobët të sezonit garues 2021/22 në Premier Ligë.

United shpreson që prania në skuadër e ish-yjeve të Madridit, Raphael Varane dhe Cristiano Ronaldo, do ta bindë Zidanin të pranojë një sfidë të re në Premier Ligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat