Ibra befason me deklaratë

Futboll

Ibra befason me deklaratë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 13:16
Ibra befason me deklaratë

Spanja arriti të mposhtë Suedinë me rezultatin 1:0, me gol të shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 86-të, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Kjo humbje ishte zhgënjyese për Suedinë, teksa sulmuesi kryesor Zlatan Ibrahimoviç ishte shumë i mërzitur, edhe pse shprehej se është e turpshme mënyra se si kombëtarja e tij humbi.

“Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë. Bëmë një gabim dhe ata shënuan në fund. Ishte një ndeshje e mirë në përgjithësi. Kishim shanse më të mira se Spanja. Është turp që humbëm. Kundër këtyre skuadrave, një rast mund të jetë gol”, tha Ibrahimovic pas ndeshjes.

I pyetur nëse do të luajë në play-off në mars, sulmuesit i Milanit tha se nuk e di sigurt.

“Ne do të mësojmë nga kjo. Të gjithë janë të zhgënjyer, por duhet të jemi pozitivë. Do të shohim se cilën skuadër do të jemi përballë në play-off, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Nuk e di nëse do të jem ende gjallë deri në ndeshjet e play-off-it”, shtoi ai.

Suedia mbyll kështu kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” e dyta në grupin B, dhe tani pret të mësoja kundërshtarin e saj në play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat