Të gjithë e mbajnë mend historinë

Futboll

Të gjithë e mbajnë mend historinë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 12:18
Të gjithë e mbajnë mend historinë

Emri i Erick Abidal, ish lojtarit të Barcelonës përfshihet në një tjetër skandal.

Të gjithë e mbajnë mend historinë e mesfushores së PSG-Së, Kheira Hamraoui.

Ajo është sulmuar nga 2 burra të maskuar me 4 nëntor, me porosi të bashkëlojtares Aminata Diallo. Gjithçka ka ndodhur për shkak se Hamroui i bën konkurrencë futbollistes në fjalë në repartin e mesfushës.

Një emër i ri ka dalë në skenë. Eric Abidal do të merret në pyetje për këtë çështje. Ai ka patur marrëdhënie tepër të mira me Hamraoui në vitet 2018-2020, e sulmi mund të jetë organizuar edhe prej bashkëshortes se 41 vjeçarit, Hayet Abidal. Sipas medieve, policia do të marrë deklaratat e të gjithë të dyshuarve, përfshirë këtu edhe bashkëshorten e ish-mbrojtësit francez.

Kheira Hamraoui ka luajtur me Barcelonën nga viti 2018 deri në 2021 kur Eric Abidal ishte në postin e drejtorit sportive te blaugranat.

Në 11 nëntor në lidhje me këtë çështje pas 36 orësh në paraburgim është lënë e lirë Amanta Diallo, shoqja e skuadrës e Hamraoui e cila ishte e dyshuara e parë se kishte urdhëruar sulmin ndaj futbollistes për shkak të rivalitet që lojtaret kanë për një vend në formacionin e PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat