Sanches mund të bllokohet

Futboll

Sanches mund të bllokohet

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 12:49
Sanches mund të bllokohet

Renato Sanches është piketuar si pasuesi i Franck Kessie dhe Milani ka nisur të lëvizë dhe e ka një plan, sikurse shkruan Gazzetta dello Sport.

Kuqezinjtë janë gati të hedhin hapat e parë për të arritur një marrëveshje dhe gazeta italiane raporton se prej marrëdhënieve të mira mes drejtuesve të të dy klubeve, Sanches mund të bllokohet që tani.

E gjitha me synimin që në verë të mos ketë një ankand të cilin Milani nuk e përballon dot.

Momentalisht Lille pretendon 35 milion euro për portugezin dhe mbetet të shihet nëse italianët do ta paguajnë një shifër të tillë, apo do të gjejnë ndonjë zgjidhje tjetër..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat