Kur ka rregulla...

Futboll

Kur ka rregulla...

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 12:54
Pique

Me zyrtarizimin e Xavi Hernandez në krye të Barcelonës janë vendosur edhe disa “rregulla” strikte nga ana e spanjollit i cili dëshiron që skuadrën ta ketë të disiplinuar dhe të përqendruar vetëm tek stërvitja për të arritur rezultate sa më të larta.

Nëpër media të ndryshme është folur se Xavi iu ka ndaluar futbollstëve të Barçës paraqitjet e tyre televizive, dhe njëri nga këto futbollistë i cili duket e lidhur me televizionin duke qenë herë pas here pjesë e emisioneve, ka reaguar Pique duke mohuar që ish-shoku i tij tek blaugranat, tashmë trajner të ketë ndodhur diçka e tillë mes tyre.

“Xavi as nuk e dinte se unë e kisha anuluar daljen time në El Hormiguero, unë isha ai që e anulova. Këto janë thjeshtë spekulime që njerëzit i shpikin për të tjetër t’i konsumojnë.

Kur ka rregulla, nuk është e nevojshme që trajneri të jetë i ashpër. Kur ka një situatë me rregulla, gjërat shkojnë shumë mirë, kur nuk ekzistojnë, shkojnë keq. Nuk bëhet fjalë për disiplinë, por për rregull”, deklaroi Pique në një bisedë me Ibai Llonos në Twitter..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat