E do Juventusi

Futboll

E do Juventusi

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 17:54
E do Juventusi

Edgardo Lasalvia, menaxheri i sulmuesit të ri të Benfica-s, i cili pëlqehet nga Juventus, Darwin Nunez, ka folur për të ardhmen e klientit të tij në një intervistë të dhënë për TuttoJuve.

E ARDHMJA – Për klubet e interesuar nga Nunez: “Për arsye profesionalizmi nuk do të zbuloj emrat e skuadrave më të cilat kemi folur”, ka thënë Lasalvia.

“Klubet e mëdha na kanë telefonuar për të blerë Darwin.

Jemi në kontakt me Benfica-n, në ditët e ardhshme do të shkoj në Europë për një takim me Rui Costa-n.

Do të punojmë për një negociatë që do të realizohet në qershor dhe korrik. Jemi të qetë, kërkojmë të bëjmë më të mirën për lojtarin dhe klubin”.

MOMENTI – Për formën e lojtarit: “Darwin ka me të vërtetë një potencial të madh. E shikojmë me krenari të madhe çdo ditë, nuk duhet të kushtëzohet nga mediat. E di se po kalon një moment shumë të bukur dhe e di se duhet të vazhdojë kështu, duke i mbajtur këmbët në tokë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat